C'ËSHTË FILOZOFIA

2008-04-22 03:22:00

Në botën reale,në të cilën gjinden shumë ekzistenca dhe dukuri të panumërta,pjesë e të cilës jemi edhe ne,shpesh ndodhë që të konsiderojmë diç reale dhe të ekzistuarit,e mandej kuptojmë se është e rrejshme dhe joreale,por njëjtë,shumë herë e paramendojmë diç të rrejshëm dhe të joekzistuar,por pas një kohe na është e qartë se është e vërtetë dhe se në botën reale i njohim karakteristikat e saj të cilat janë me ndikim të madh. Pra,ne të cilët,duam apo jo,sipas natyrës tonë,kërkojmë,hulumtojmë çdo gjë që është përreth nesh,si shkaqet e ekzistencës së tij e tj.,por,duhet të dallojmë të çendnit e vërtetë(në  terminologjinë filozofike – të vërtetës)nga të çendnit imagjinar.

Përveç këtij hulumtimi natyrorë dhe të kënaqurit e nevojave jetësore,në të gjitha shkencat,nëse kemi dëshirë të argumentojmë karakteristikën e një sendi që ekziston,pari duhemi të argumentojmë  se ajo gjë a me të vërtetë ekziston.Një seri e argumenteve të mendjes që realizon qëllimet e cekura dhe rezultatet e të cilës paraqesin dëshminë e ekzistencës reale të gjësendeve dhe kuptimet e shkaqeve të ekzistimit të tyre,me siguri se edhe kualitetin dhe shkallën e asaj ekzistence,kjo pra quhet Filozofi.

Metodologjia dhe rezultatet e hulumtimeve të shkencave tjera nuk janë të këtij lloji.Në shkencat tjera ekzistenca e një apo disa sendeve supozohen,e mandej hulumtohen dhe shpjegohen ndikimet dhe karakteristikat e tyre.Asnjëra nga këto shkenca nuk thotë se ky send ekziston,dhe si ajo ekzistencë realizohet,por vetëm tregohen karakteristikat dhe kallëzueset e sendit supozues,kurse të argumentuarit te ekzistuarit e asaj lënde dhe mënyra e realizimit të saj lihen të tjerëve(shqisave dhe argumentit Filozofik).

Këtë çka e thamë mund ta përmbledhim në disa fjalë pasuese:

Pikërisht, sikur që ne ndonjëherë gabojmë në kuptimin e karakteristikave të subjektit apo jena të dyshimtë-shemb. Themi se sinteza kjo dhe kjo nuk ka shije të caktuar,në rastet kur ajo ka apo e kundërta - ndonjëherë gabojmë dhe në atë se a ekziston subjekti i caktuar apo nuk ekziston – shemb.themi shpirti në botën reale nuk ekziston apo fati në botën reale nuk ekziston. Pra,është e qartë se në dy shemb. paraprak metoda e hulumtimit nuk është e njëjtë sepse pari duhet argumentuar apo supozuar ekzistencën e saj,e mandej të merremi me argumentimin e karakteristikave dhe kallëzuesve.Po,ne shumë shpesh pasi që kuptojmë karakteristikat dhe kallëzueset e subjektit përmes hulumtimit shkencor,kuptojmë se si realizohet ekzistenca e saj dhe për cilin shkak është i lidhur; shemb.në fizikë gjejmë argumentin se protoni   është pjesë e materies e cila sillet rreth boshtit të saj,e mandej themi – pra,ekziston lëvizja qarkore. Është e qartë se në bisedën paraprake biseduam për dy gjykime,e kurrsesi për njërën,sepse i pari – protoni është pjesë e materies e cila sillet rreth boshtit të saj  - duhet argument fizik apo përvojë shkencore,e kurse i dyti -ekziston lëvizja qarkore – është i themeluar në gjykimin e parë,e kurrsesi në argumentin direkt apo përvojën.Nga kjo,është e qartë se pikërisht sikur të gjitha shkencat që në argumentimin e hulumtimeve të tyre kanë nevojë dhe themelohen në filozofi,edhe filozofia njashtu në disa pyetjet e saj themelohet në caktimin e pyetjeve shkencore.Pra,përdorë rezultatet e tyre dhe shkëput  pyetje filozofike.Nga këto që thamë (shkurt)mund të marrim këto përfundime:

E para:

Duke e marrë parasysh se filozofia dhe hulumtimet shkencore janë lloji plotësisht i kundërt,në filozofi nuk do të diskutohet mbi pyetjet shkencore.Çdo hulumtim filozofik(material apo jomaterial)esencijalisht dallon nga ajo e shkencës dhe posedon metodë i cili tregon mbi ekzistencën apo joekzistencën dhe nga kjo është e çart se është e pabazë atë çka e thonë filozofët e materializmit dialektik.Këta filozof thonë se metafizika është e bazuar vetëm në një seri të premisave mendore dhe të paargumentuarit e imagjinacioneve të thjeshta,derisa metoda e jonë është e bazuar në shkencën e ditëve tona – e cila përdorë shqisat dhe përvojat dhe për çdo ditë nga dyqani i saj jep me mija suvenire e dhurata,që është argument e saktësisë së saj – dhe në princip, edhe ai bazohet në shqisat dhe përvojen dhe në hulumtimin e saj nuk sheh asnjë shenjë e cila do të paraqet botën jomateriale.Thuhet se metafizika ka rënë në çorsokak i cili i ndal hulumtimet dhe i tret aktivitetet shkencore,por dituria e  jonë,pasiqë është e bazuar në shkencë,përparon me përparimin e shkencës.Nëse kemi kujdesë më të madhë në këto fjalë të thëna ma parë mund të kuptojmë se, si mund të pasojë përgjigja,por kjo përgjigje,me ndihmën e Zotit,i Lavduar është Emri i Tij,dhe disa pjese të tekstit që do të pasonin do të jetë shumë më qartë.Këta filozof duhen ta din se në princip hulumtimi filozofik është i ndarë nga ai shkencor dhe se dijalektika e materializmit të tyre – sic u tha – është pranë shkencës dhe shfrytëzon produktet e saj,të cilat janë,fundi fundit,të bazuara në hulumtimin filozofik.Por,shtrohet pyetja cila prej këtyre dy filozofive premisat i ka gjetur në mënyrë të rregullt.Në fjalët e mëparshme,të cituara nga këta filozof,nuk mund të gjejmë asnjë pyetje shkencore nga fusha e matematikës apo fizikës,apo të kundërtën – në librat nga kjo fushë nuk mund të shohim asnjë fjalë nga këto,të cilët ata i cekin.Shkaku i kësaj është se përse Metafizika,si në shkencat tjera,nuk ndrohet përherë, është se filozofia mirret me aksionime dhe përherë vie deri te rezultatet stabile,derisa shkencat tjera mirren me supozimet të cilat ndrohen me zhvillimin dhe përparimin e përvojes.Argument i kësaj është se atje ku filozofia merrë premisat e saj nga shkencat e përvojes po edhe ajo vetë,mu sikur ato shkenca, ndrohet me ndryshimet e supozimeve.Është interesant se këta filozof ,fjalët-filozofia dijalektike përsoset me përsosjen e shkencës – e konsiderojnë sikur shikim stabil dhe të pandryshueshëm(të cilën prap ata e konsiderojnë se është në qorsokak).

 

Pika e dytë

Në bazë të asaj çka thëmë mbi filozofin dhe mardhënjet e saja me shkencat tjera,mund të konkludojm edhe këtë: -Shkencës në princip,për të argumentuar të ekzistuarit e subjektit i është e duhur filozofia.

Dallimi mes pikpamjeve filozofike dhe shkencës është në atë se pikpamjet filozofike janë apsolute dhe universale,e kurse pikpamjet shkencore të kushtëzuara dhe partikulare; pra,hulumtimi shkencor argumenton apo përgënjeshtron vetëm ekzistencën materiale.Pasiqë çdo shkencë hulumton lëndën e saj,në rast se lënda e saj është materiale,përgënjeshtrimi dhe argumentimi i një gjëje nga ana e kësaj shkence nuk kalon jashtë kornizës së materies dhe ajo nuk ka të drejtë të diskuton mbi jomaterien,pa marë parasysh a është ajo pozitive apo negative.Përball saj,pikpamjet filozofike janë apsolute dhe nuk janë të kufizuara në ekzistencën partikulare.Prandaj,është e mundur që një shkencë të argumenton diçka,por filozofia të mos knaqet me të,apo kjo e para e hudh diçka duke e shprehur mendimin e saj,e kurse filozofia të mos ja kushton kujdesin në atë mohim.

Shemb.n.1 : Me ndihmën e eksperimenteve në medicinë është e argumentuar se psh.në kohën e të menduarit në trurin krijohen gjendje te posaqme,të cilat,shkenctarët e quajnë percepcion.Kjo do të thotë se eksperimenti zbulon dukurin materiale,por në pyetjen se a thua paralelisht me të ekziston edhe diçka tjetër jomateriale,eksperimenti i përmendur nuk mund të jep përgjigje dhe ai vazhddon të hesht.Po edhe nëse ajo jomateria ekziston,hulumtimi shkencor nuk mund ta argumentoj sepse çdo premisë mund të jep vetëm atë rezultat i cili është i kavalitetit të njëjtë(filozofik,shkencor dhe tj.)

Shemb. N.2 :  Matematika thotë se në barazimin e algjebrës,e cila në dy anët e saj përmban numërat pozitive apo negative,është e mundur që ta marrim numrin pozitiv nga njëra anë,t’ia ndryshojmë parashenjën dhe ta transferojm në anën tjetër apo ta bëjmë të kundërtën.Kjo është e argumentuar edhe me siguri e saktë.Filozofia këtë e pranon por jo në kuptimin e ndryshimit ekzistencial në atë joekzistenciale por në kuptimin e nxerrjes së rezultatit nga premisat të cilat janë të llojit të njëjtë(premisat negative japin rezultate negative,premisat pozitive japin rezultate pozitive dhe ngj.)Që të kuptojmë sa më mirë lidhjet mes filozofisë dhe shkencave të përvojës do ta sjellim një shemb.të thjesht:

Ta paramendojmë se një amvise është nisur për në Pazar të blejë perime.Në rrugë e takon një shoqe të saj e cila kthehet nga pazari dhe e pyet shoqen se ku shkon? Kjo i përgjigjet se “Po shkoj në Pazar që të blej perime”.E shoqja i thotë:”Mos u mundo,në Pazar nuk ka asgjë”.Fjalët e kësaj kanë kuptimin se në Pazar nuk ka kurfarë perime – pra fjala asgjë  në kuptimin e shoqës është perimet.Me siguri se fjalët e saj nuk kanë kuptimin se në Pazar nuk ka asgjë,shemb.sapun,detergjent dhe nevoja të ngjashme,përveq perimeve.Apo ta marrim shemb.dëshironi që vetes t’ia bleni një bluz.Nëse shitësi thotë se “nuk ka asgjë”,kjo do të thotë se “nuk ka bluz”.Por blerësi nuk i kundërvihet shitësit duke i thënë: “Por keni qorape dhe veshje tjera”.Përse nuk i kundërvihet shitësit? Sepse për ne “asgjë” dhe bluza është e njëjtë.Por për njërin i cili ka qëllimin universal,fjalët – nuk ka asgjë- e ka kuptimin e gjërë dhe po të ishte gjetur një i tillë te shitësi i përmendur do ta kishte akuzuar se gënjenë.

Nga këta shemb.mund të konkludojmë se përmesë një teorie pozitive apo negative të shkencës nuk mund të mohojm teorin  negative apo pozitive të filozofisë.

 

Pika 3

Ashtu siq thamë,hulumtimi filozofik është hulumtim i cili mirret për të argumentuar të ekzistuarit apo të joekzistuarit e sendeve.Nëse supozojmë njërin në të cilin hulumtimi filozofik nuk ka ndikim(pra,njeri i cili nuk mund përmesë ndihmës së filozofis të arrinë diturin plotëssisht të sakt )ai do të emërtohet si sufistë apo idealist,pra kundërshtarë i filozofit.Pra,shkolla e cila diskuton mbi ekzistimin apo joekzistimin e sendeve,sipas ndamjes së parë,ndahet ne dy grupe – filozofia dhe sufizmi(REALIZMI DHE IDEALIZMI),njëjtë, edhe shkolla e filozofis në bazë të argumentimit dhe të joargumentimit të jomateries ndahet në dy pjese – materializëm dhe metafizikë.Shkolla materialistike në bazë të mbështetjes në logjikën statike apo dinamike ndahet në metafizikë dhe materializmin dijalektik.Të gjitha këto shkolla të cilat i përmendëm,prap ndahen,për shkak të mendimit të ndryshëm mes ithtarëve të këtyre shkollave,dhe përbëjnë shkolla tjera.Por,këto ndarje kanë kuptim vetëm nga aspekti i historisë së filozofisë,derisa për atë i cili hulumton dhe ideali i të cilit është vetëm dallimi mes të vërtetës dhe të jovërtetës dhe të veçuarit e të saktës dhe gënjeshtrës,kjo,për të nuk ka shumë rëndësi.

 

o.r.sh

 

548
0
0
Yorum Yaz